Shkup, 31 tetor – Në kuadër të bashkëpunimit mes Lëvizjes BESA dhe Institutit Amerikan IRI, sot u realizua edhe një takim mes Kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe drejtorit të Institutit për Evropën, Paul MekKarty, raporton KOHA.
“Në këtë takim u bisedua për asistencën e IRI-t në profesionalizimin e qendrës analitike të Lëvizjes BESA dhe përpilimin e platformës elektorale për zgjedhjet e 12 prillit. Në këtë takim, Kryetarin e Lëvizjes BESA, e kanë shoqëruar edhe dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri”, njoftojnë nga zyra për informim pranë Lëvizjes BESA. (koha.mk)