Shkup, 26 janar – Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, është takuar me ambasadorin e Shqipërisë, shkëlqesinë e tij, Fatos Reka në selinë e BESËS në Shkup. Ky takim, thuhet në komunikatë, në frymë miqësore është në vazhdën e informimit të ndërsjelltë për akualitetin politik në vend. “Me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë shprehur qëndrimin se Lëvizja BESA në vazhdimësi është angazhuar për daljen e vendit nga kriza politike, dhe kthimin në agjendën e integrimeve euroatlantike, ndërsa Platforma ‘Ridefinimi’ për këtë është një zgjidhje ideale politike. Të dyja palët u dakorduan që takimet e këtilla miqësore dhe në frymë pozitive të vazdhojnë edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.