Shkup, 15 mars – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ambasadorin e Sllovenisë në Maqedoni, Milan Jazbec. Me këtë rast, Kasami e njoftoi ambasadorin me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoi lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, dhe shqyrtimin e mundësive për dalje nga kriza politike. “Është e rëndësishme të formohet Qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve”, ka thënë Kasami. Përveç kësaj, Kasami, theksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë-reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet rrugës së demokratizimit të shtetit dhe funksionalizimit institucional. Të dyja palët janë dakorduar që takime të tilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.