Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami u takua me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni, Mats Stafanson. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së arshme.
Kasami e njoftoi ambasadorin Stafanson për rolin konstruktiv që ka luajtur Lëvizja Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në formimin e qeverisë së ardhshme. Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.