Shkup, 27 qershor – Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetin, Fadil Zendeli dhe anëtarin e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi u takuan me Ambasadoren e Kroacisë në Maqedoni, Danijela Barishic. Në këtë takim miqësor është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë dhe funksionimi i punës së Parlamentit, si dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve me parti të përfarëta programore në Kroaci. Kasami e njoftoi ambasadoren Barishiç për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.