Shkup, 20 qershor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, sot u takuan me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauser. Në këtë takim miqësor, siç informon Zyra për informim e Lëvizjes BESA; është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimin e punës së Parlamentit si dhe u shpalosën qëndrimet BESËS. Kasami e njoftoi ambasadoren Althauser për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.