Shkup, 9 nëntor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me shefin e kabinetit, Faton Fazliu, sot kanë realizuar takim me ambasadorin e Gjermanisë, Shkëlqesinë e tij, Tomas Gerberih.
Në këtë takim, sith theksohet në kumtesë, kryesisht është biseduar për situatën aktuale politike në të cilën ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e njoftuan Ambasadorin për parregullësitë e vërejtura në zgjedhjet lokale, ku edhe një herë u deformua vullneti politik shqiptar, me çka krijohet një imazh i keq për Maqedoninë.
Kasami ka theksua se Lëvizja BESA do vazhdojë të jetë konstruktive dhe në mbështetje të proceseve pozitive që do të ndodhin në vend.
Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.