Nga ana tjetër, përfundimisht komuna e Bërvenicës ka refuzuar që në territorin e kësaj komune të ndërtohet strehimore rajonale për qentë endacak. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i pyetur lidhur me problemin e problemin me qentë endacak
Urim HASIPI
Tetovë, 23 shkurt – Vazhdimi i punëve të bulevardit “Bllagoja Toska” dhe rrugës “Strasho Pinxhur “, do të ndodhë pasi që të lejojnë kushtet klimatike. Kështu është shprehur kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, në paraqitjen e tij me rastin e 100 ditshit në krye të kësaj komune. Kasami tha se pas zgjidhjes së çështjeve të shpronësimit për tre shtëpi do të vazhdohet të realizohet ndërtimi i bulevardit Bllagoja Toska. Kurse në rrugën Strasho Pinxhur me punë do të vazhdohet kur të përmirësohen kushtet atmosferike. “Rruga Strasho Pinxhur do të ketë edhe investime shtesë që kanë të bëjnë me infrastrukturën nëntokësore. Në projektin e kësaj rruge më parë, nuk ishte paraparë rrjeti I kanalizimit fekal dhe ujësjellësit. Tash jemi në fazë të procedimit për këta dy rrjete, ne duam që të rregullojmë rrjetin nëntokësor, që pastaj të vazhdojë procesi i asfaltimit dhe besoj se deri në pranverë do të përmbyllet kjo rrugë. Sa i përket Bllagoja Toskës, atje kemi tre lëndë për shpronësim dhe kur të zgjidhen ato do të vazhdohet me punë deri tek Shkolla e Mesme Tekstile” tha mes tjerash Kasami. Kohë më parë komuna e Tetovës ka fuqizuar vendimin për shpalljen e disa rrugëve njëkahëshe në Tetovë. Në disa vende tashmë tabelat janë larguar kurse kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se gjatë vendosjes së rendit në komunikacion struktura të caktuara të policisë sabotojnë komunën për të bashkëpunuar. “Nuk dua të them se kemi problem, do të pres edhe pak për ta prezantuar para opinionit por nuk mund të them në të njëjtën kohë se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë. Kemi situata nga menaxhmenti paraprak, kur sektori I komunikacionit, ka interevenuar dhe ka kërkuar nga komuna e Tetovës që të bëjë punët e saj sa I përket sinjalizimit, mbushjes së gropave, apo sanimit të problemeve në infrastrukturë.Ne kemi tash situata kur komuna e Tetovës kërkon nga policia që të bëjë disa punë dhe nuk kemi përgjigje.Unë do kisha dashur që kjo mos jetë tendencioze dhe ky bashkëpunim të jetë sa më korrekt për të mirën e qytetarëve. Unë nuk kam vërejtje ndaj shefit të komunikacionit, por unë ka dyshimet e mija se në kuadër të SPB-së në Tetovë ka tendenca që të sabotohet puna e komunës së Tetovës” deklaroi Kasami.
Nga ana tjetër, përfundimisht komuna e Bërvenicës ka refuzuar që në territorin e kësaj komune të ndërtohet strehimore rajonale për qentë endacak. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, i pyetur lidhur me problemin e problemin me qentë endacak. “Kam pasur takim me një ekspert nga Britania për të diskutuar për zgjidhjet më të mira të këtij problemi, sepse nuk është çështja vetëm me I larguar nga rrugët, por si të ndalim fluksin e prurjes së qenve sepse në disa raste janë të organizuara edhe nga komunat tjera. Ne duhet që të gjejnë zgjidhje momentale por edhe një zgjidhje të qëndrueshme afatgjate, sepse komuna e Tetovës nuk ka kapacitet që të zgjidh problemin me 800 apo një mijë qenve endacak. Në kuadër të rajonit planorë të Pollogut, ka një vendim për zgjidhje rajonale të problemit, por fatkeqësisht lokacionin që e përcaktuam në komunën e Bërvenicës, kryetari aktual nuk është I gatshëm që në territorin e kësaj komune të ketë strehimore, prandaj në mbledhjen e radhës do të duhet të gjejmë lokacion alternative”, nënvizoi kreu I Tetovës. Në ndërkohë, Kasami, ka thënë se dy lokacione janë duke u shqyrtuar si stacion për ngarkim dhe shkarkim të mbeturinave. Me këtë pritet që të zgjidhet edhe çështja e mbeturinave të forta, që ndër vite është problem për pushtetin lokal në Tetovë. “Lokacioni i parë është në atarrin e fshatit Falishtë, lokacioni I dytë është në komunën e Bogovinës,në kuadër të rajonit zhvillimor të Pollogut dhe propozimi fillestar ka qenë që të jetë në komunën e Bogovinës, por ende nuk kemi përgjigje si qendër e Pollogut se a ka pajtueshmëri nga komuna e Bogovinës për lokacionin e dytë, i cili ka të bëjë me investim privat, pra lokacioni I parë është në komunën e Tetovës dhe i dyti në kuadër të komunës së Bogovinës” tha Kasami. Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, tha se ka zvogëluar borxhin e komunës për një milion euro. Në pres konferencën me gazetarë kreu I komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka thënë se shumë shpejt do të sigurohen 100 kontejnerë nga një komunë e Turqisë si donacion.