Kasami: Qeveria të jap dorëheqje kolektive

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai në konferencë për media theksoi se kjo qeveri erdhi me premtime të shumta por nuk ka realizuar asgjë dhe vendin e ka çuar shumë hapa mbrapa.

“Edhe pse kjo qeveri erdhi me premtime të shumta, ajo thuajse nuk është duke realizuar asgjë dhe vendin e çoi shumë hapa mbrapa. Lëvizja Besa kohë më parë paralajmëroi se nuk është bërë aq sa duhet që ne të marrim datë për fillimin e negociatave. Nga dita e sotme vendi është në krizë shumë të thellë dhe kapërcimi i kësaj krize zgjidhet duke dhënë dorëheqje kolektive ky kabinet qeveritar dhe vendi sa më shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Ksami.