Gostivar, 21 shtator – Kryetari i Lëvizjes Besa, Kasam Bilali, në tubimin e organizuar në Amfiteatrin e qytetit të Gostivarit, edhe një herë i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që bashkërisht të angazhohen në suksesin e plotë të Referendumit si proces dhe me këtë të dëshmojmë se populli është ai që ka merita për ndryshime historike që do ta bëjnë Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe BE-së.
“Anëtarësimi në NATO dhe BE, do të garantojë reformë rrënjësore në gjyqësi dhe pastrim të plotë të gjykatësve të korruptuar dhe atyre që ndodhen në “defterët” e pushtetit apo politikanëve të caktuar. Poashtu më kruciale në hapjen e negociatave është se aty do shihen politikanët e përgatitur në aspektin profesional dhe me integritet të plotë politik dhe shumë qartazi do bëhet dallimi mes politikanëve të korruptuar që vlera të vetme i kanë folklorizmat dhe politikanëve që dinë të punojnë dhe të sjellin të mira në shoqëri”, shtoi Kasami në fjalimin e tij para qytetarëve të Gostivarit.
Ai theksoi gjithashtu se, me anëtarësimin në NATO, ngjarje më të dhimbshme se ato të vitit 1997 në Gostivar, nuk do të ketë, dhe se pushtetarët duhet. të japin llogari, për të gjitha rastet e montuara dhe të dyshimta, që u kanë ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë.
Në takimin e djeshëm me qytetarët e Gostivarit bashkë me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ishin edhe sekretari i përgjithshëm dhe njëkohësisht edhe shef i shtabit për fushatën e Referendumit, Arjanit Hoxha, deputetët Teuta Bilalli dhe Fadil Zendeli, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani dhe kryetari i degës Arben Ademi