Kryetari i Lëvisjes Besa në një kumtesë të tij thekson që ndryshimet kushtetuese në vend janë një hap i rëndësishëm jo vetëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE, por edhe një mundësi që përmes argumenteve logjike dhe propozimeve konkrete të saktësohen dhe përforcohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Sigurimi i 2/3 të votave në Kuvendin e Maqedonisë për hapjen e Kushtetutës të vendit është një hap shumë i rëndësishem jo vetëm për integrimin e vendit në NATO dhe BE por edhe një mundësi që përmes argumenteve logjike dhe propozimeve konkrete të saktësohen dhe përforcohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni duke i hequr asocimet nënçmuese të përqindjeve por duke ndërtuar një Kushtetutë e cila do jetë gjenerator i paqes, stabilitetit dhe harmonisë mes maqedonasve, shqiptarëve dhe gjitha bashkësive tjera etnike.
Shansi është tani që duke sjelle një kushtetute me vlera të shteteve evropiane të dëshmojmë se hyrja në familjen e madhe të NATO-s dhe BE-së është reflektim i përcaktimit pro perëndimor i qytetarëve të Maqedonisë”.