Kasami mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit me Sionin

21

Futbollisti shqiptar Pajtim Kasami të hënën me një gol e një asistim ia siguroi Sionit mbijetesën në elitën e Zvicrës. Por ai nuk e di nëse do të jetë pjesë e Sionit edhe për ndeshjet e Kupës së Zvicrës. Sioni luan në çerekfinale të Zvicrës të enjten kundër Rapperswil-Jonas. Kasami ka thënë se nuk e di nëse do të jetë në atë ndeshje. Futbollisti me prejardhje nga Struga, ka kontratë me Sionin deri në fund të këtij stinori. Sioni të martën fitoi 2:1 ndaj Servettes. E po ashtu barazimi 3:3 i Thunit në Zuerich, nënkuptoi se Sioni i iku barazhit. Thun do të luajë në barazh e Xamaxi ka rënë nga liga më herët.

“Ta shohim, nuk e di nëse do të luajë në Kupë. Unë nuk e di nëse klubi do të na dërgojë në pushime, apo do të koncentrojë forcat në ndeshjet e kupës”, ka thënë Kasami transmeton “Blick”.

Ai pas ndeshjes kishte treguar se është plotësisht pa energji dhe me dhembje, por i lumtur se u sigurua mbijetesa në elitë. “Pasi dëgjuam se ishte 3:3 në Zuerich, u desh të jepnim çdo gjë nga vetja”, përfundoi Kasami.

Comments are closed.