Shkup, 16 janar – Pas zyrtarizimit të gjuhës shqipe dhe pas arritjes së marrëveshjes për çështjen e emrit, për Bilall Kasamin, kryetarin e Lëvizjes Besa, tashmë ka ardhur koha në Maqedoni për një tjetër zhvillim, ai i presidentit shqiptarë të shtetit, njofton Koha.
“Unë vlerësoj që është momenti i fundit që përfundimisht në Maqedoni Presidenti të jetë shqiptarë dhe Lëvizja Besa do të jap kontributin e saj maksimal që kjo të ndodh. Sigurisht që ne kemi kalkulimet tona partiake, që të kemi një kandidat të tillë, por them që përfundimisht në Maqedoni ka ardhur koha që pas asaj që Kryeparlamentari është shqiptar, ka ardhur koha qe edhe Presidenti i ardhshëm i Maqedonisë të jetë shqiptar”, kështu ka deklaruar për VizionPlus, Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, transmeton Koha.
Sipas tij, kjo do të jetë një vlerë për Maqedoninë, siç thekson Kasami, do të tregoj që Maqedonia është e gatshme të jetë pjesë e familjes europiane, atje ku edhe shqiptarët duan të jenë. (Koha.mk)