Tetovë, 5 maj – Kryetari i partisë BESA, Bilall Kasami e realizoi të drejtën e tij të votimit në Tetovë. Votoi në vendvotimin 1947 në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq”.
“Sot e shfrytëzova mundësinë time qytetare që të votoj në zgjedhjet presidenciale, që të japim mundësi që Maqedonia të ecë përpara në vitin 2019 kur presim të marrim datë për hapje të bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian”, tha Kasami pas votimit.
Ai theksoi se me zgjedhjet do të dëshmojmë se përfundimisht jemi të gatshëm të organizojmë zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe siç tha, të tregojmë se i takojmë Bashkimit Evropian ku edhe kemi dëshirë të jemi.