Tiranë, 17 janar – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, po qendron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka realizuar takim me kreun e opozitës në Shqipëri dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, njofton Koha.
Në këtë takim, siç thuhet në kumtesë, u diskutuan tema të ndryshme dhe me theks të veçant për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni, ku javën që kaloj u votuan ndryshimet kushtetuese dhe në të cilin proces Lëvizja BESA, pati një rol vendimtarë me deputetët e saj.
Poashtu u diskutua edhe mbi shumë çështje thelbësore që kanë të bëjnë me shqiptarët në Maqedoni, e në veçanti mbi inkuadrimin e saj në NATO dhe BE.
“Këto takime me krerët e politikës Shqiptare, të Kasamit vijnë menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, ku Lëvizja BESA, u angazhua dhe me kërkesat e saj, arriti që shqiptarëve në Maqedoni në dokumentat personale t’ju shkruhet edhe përkatësia etnike”, thuhet në kumtesë. (Koha.mk)