Shkup, 2 dhjetor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me nënkryetarin e partisë, Kastriot Rexhepi sot kanë realizuar takim me ambasadorin grek në Shkup, Dhimitris Janakakis.
Në këtë takim, siç njofton Zyra për informim e Lëvizjes BESA është diskutuar për aktualitetin politik në vend, proceset integruese dhe rëndësia e tyre.
Kasami falënderoi Janakakis për mbështetjen që shtetit grek po i jep Maqedonisë së Veriut, si dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të Lëvizjes BESA për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, e cila zgjodhi problemin shekullor në mes dy vendeve fqinje.
Në takim palët u dakorduan që të ketë edhe në të ardhmen takime të tilla konsultative.