Shkup, 17 janar – Çështja shqiptare në Maqedoni edhe më tej vazhdon të jetë e hapur edhe pse disa parti shqiptare në pushtet e shpallën atë si të mbyllur, kështu ka thënë në intervistë për “Ora News”, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, transmerton Koha.mk
“Çështja shqiptare në Maqedoni edhe më tej vazhdon të jetë e hapur edhe krahas faktit që disa parti shqiptare në Qeveri për t’i mbrojtur pozitat e veta e shpallën çështjen shqiptare si të mbyllur. U përpoqën të na thonë edhe nga ëashingtoni, por ne arritëm marrëveshje me Qeverinë që kjo çështje të mbetet e hapur dhe të zgjidhet në të ardhmen”, ka thënë midis tjerash në intervistë Kasami.
Sipas tij, partitë tjera politike e kanë relativizuar këtë çështje në emër të anëtarësimit në NATO, por Lëvizja Besa, këtë në mënyrë të qartë e ka sqaruar edhe para autoriteteve të SHBA-së. (koha.mk)