Kasami asiston, Baseli barazon

13

Baseli kthehet me një pikë, duke luajtur baras 1:1 me Luganon, në ndeshjen e javës së gjashtë të elitës së futbollit zviceran.

Në minutën e 29-të, Pajtim Kasami asiston dhe Arthur shënon për 0:1.   Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 59-të, Abubakar barazon rezultatin.

Kasami dhe Taulant Xhaka u paraqitën standardë për Baselin. Kasami u zëvendësua në minutën e 79-të.

Pas javës së 6-të, Zurich kryeson me 13 pikë, ka një më shumë se Baseli në pozitën e dytë dhe Lugano renditet në të 6-tin me 7.