Siudad Meksikë, 15 nëntor 2018 – Mbi 1.500 emigrantë nga e a.q. “karvani i emigrantëve”, që nga Amerika Qendrore përmes Miksikës po lëviz drejt SHBA-së, sot kanë mbërritur në qytetin meksikan Tihuana në kufirin meksikano-amerikan.
Emigrantët në Tihuana kanë udhëtuar me 22 autobusë, dhe iu kanë bashkëngjitur rreth 800 persona të tjerë nga “karvani i emigrantëve”, të cilët në qytet kanë mbërritur dy ditët e mëparshme.
Tihuana ndodhet në kufirin meksikan drejt shtetit federal amerikan të Kalifornisë.
Nëpër Meksikë në drejtim të SHBA-së në disa grupe po lëvizin edhe disa mijëra emigrantë me origjinë nga shtetet e Amerikës së Mesme