Shkup, 7 qershor –Euroambasadori Samuel Zhbogar dhe shefi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian Nikolla Bertolini, sot do të vizitojnë Berovën në kuadër të fushatës “BE-ja për TY”.
Në shkollën e mesme “Aco Ruskovski” do të mbahet debat në të cilin ambasadori Zhbogar dhe të rinjtë do të këmbejnë mendime për BE-në.
Në Biznes inkubatorin në Berovë, siç është paralajmëruar, Bertolini duhet që të mbajë një seminar në të cilin do të përfaqësohen fondet e BE-së, duke i dhënë orientime se si të shfrytëzohen më së miri.
Karvani i BE-së udhëton në vendin tonë, duke organizuar debate dhe evenimente me qytetarët.