San Salvador, 29 tetor – Një kolonë e re emigrantësh nga Amerika Qendrore u nis drejt SHBA-së, kësaj radhe nga Salvadori. Grupi, i cili u nis mbrëmë nga kryeqyteti San Salvador, përbëhet nga mbi 300 njerëz.
Paraprakisht nga mesi i këtij muaji, mijëra njerëz nga Hondurasi u nisën nga shteti në kolonë të madhe dhe ato ngjarje u bënë çështje e rëndësishme para zgjedhjeve për Kongresin në SHBA.
Javën e kaluar edhe nëpër Guatemalë lëvizte një grup nga Hondurasi dhe në një moment ishin mbi një mijë njerëz. Tramp dhe Partia e tij republikane tentuan ta vendosin emigracionin si një nga çështjet e rëndësishme para zgjedhjeve të 6 nëntorit, në të cilat partia do të luftojë ta ruajë shumicën në dy dhomat e Kongresit. Grupet nga Salvadori janë të organizuara përmes rrjeteve sociale.