Karvani biseda me qytetarë “Zëri yt” fillon sot me Komunën e Çairit, me përfaqësues të Qeverisë, ministra, zëvendësministra, sekretarë shtetërorë dhe deputetë, kryesuar nga zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Me këtë rast, sot në hapësirat e Komunës së Çairit nga ora 13:00 deri në ora 18:00 organizohet ditë e hapur për qytetarët e Komunës së Çairit, ku gjithë qytetarët do të kenë mundësi të diskutojnë, shkëmbejnë ide, të japin propozime, vërejtje dhe kërkesa për punën e Qeverisë.