Virusi që i shkaktoi probleme me zemrën, mbrojtësit të Reali të Madridit, Dani Karvahal është zhdukur. 25-vjecari iu nënshtrua trajtimeve të specializuara ka dhënë efektet. Sidoqoftë trajtimi ende nuk mund të konsiderohet 100% i përfunduar pasi mjekët që po merren me Karvahal kanë vendosur që lojtari të vazhdojë të jetë nën kujdesin e tyre deri sa gjendja e tij të stabilizohet. Mbrojtësi prej 30 shtatorit ka braktisur çdo aktivitet fizik. Karvahal vuan nga një lloj virusi që në rast mos trajtimi përbën rrezik të madh për lojtarin, çka do ti shkaktonte atij aritmi si dhe pasoja akoma edhe më të rënda. Sidoqoftë stafi mjekësorë duket optimist për gjendjen shëndetësore të 25-vjeçari dhe trajtimi po ecën me ritme të kënaqshme. Në fillim frika ishte e madhe, pasi mendohej që spanjollit do ti duhej ta braktiste përgjithmonë futbollin në një moshë fare të re. Sidoqoftë situata tashmë duket drejt normalizimit dhe ndoshta Karvahal shumë shpejt do të ketë mundësi ti bashkohet sërish pjesës tjetër të grupit.