Familja Obama ka dërguar kartolinën e fundit nga Shtëpia e Bardhë. Kartolina ka emocionuar shumë persona, të cilët u kanë kërkuar që të mos largohen. Familja Obama ka fituar dashurinë dhe simpatinë e popullit gjatë këtyre viteve. Në këtë kartolinë janë çifti Obama dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha. Më 20 janar, presidenti i ri Donald Trump do të vendoset në Shtëpinë e Bardhë.