Gjermania ka nxjerrë një seri të re kartëmonedhash me një vlerë prej 0 eurosh. Pëlqimin për këtë e ka dhënë Banka Qendrore Evropiane, dhe kartëmonedhat do të shiten si suvenire. Me një vlerë prej 0 euro, kartëmonedha nuk ka vlerë dhe nuk mund të përdoret për tregti. Megjithatë, kartëmonedhat shtypen në të njëjtën letër si të gjitha bankënotat tjera me masat mbrojtëse të sistemit të rregullt dhe të aplikuar, duke përfshirë hologramë dhe filigranë. Janë bërë gjithsej 5.000 kartëmonedha. Kartëmonedhat tashmë mund të blihen dhe kushtojnë 2.5 euro.
Kartëmonedha që ka vlerën 0 kushton 2.5 euro
Leave a comment