Paris, 5 gusht – Gjykata kushtetuese e Francës solli vendim se ligji i ri, me të cilin kërkohet që qytetarët të kenë kartelë shëndetësore për qasje në restorante dhe qendra tregtare dhe punonjësit shëndetësorë të vaksinohen kundër Kovid-19 deri në mes të shtatorit, në masë të madhe është në harmonizim me Kushtetutën.
Por, sipas Gjykatës kushtetuese është jo kushtetuese që një punëtor shëndetësor të pushohet nga puna nëse refuzon të vaksinohet dhe njëjtë është jo kushtetuese karantinë e obligueshme dhe kontrolle për secilin që ka test pozitiv të Kovid-19.