Aksesi në kartelat klinike në internet (online), në të gjitha vendet e BE-së, lehtëson trajtimin në raste aksidentesh ose incidentesh jashtë vendit, por edhe zvogëlon kostot e kujdesit shëndetësor dhe nxitjen e kërkimeve mjekësore.
Ky është objektivi dhe qëllimi i rekomandimeve të propozuara nga Komisioni i BE-së për të zgjeruar regjistrin shëndetësor digjital të shtetasve europianë, që tashmë është në përdorim, por vetëm në disa vende dhe vetëm për recetat mjekësore elektronike.
Propozimi ndihmon personelin në informacionin shëndetësor të shtetasve europianë, si analiza, certifikatat e spitalit, kartelat klinike për imazhet, në përputhje me rregullat e BE-së për privatësinë.
Qëllimi është të përmirësohet kohëzgjatja dhe saktësia e kujdesit dhe të shmanget përsëritja e testeve të tilla si radiografia.
Vendet që bashkohen në regjistrin shëndetësor online (aktualisht janë 22) do të koordinohen për të vendosur udhëzimet praktike për zbatimin e këtij projekti.