Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski shprehi kënaqësi nga miratimi i deklaratës së përbashkët të ministrave të mbrojtjes të SHBA-së – Kartës së Adriatikut për marrje sa më të shpejtë të ftesës për anëtarësim të barabartë në NATO, njëherit e riafirmoi mbështetjen e tyre të parezervë ndaj integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë dhe theksuan se integrimi i Republikës së Maqedonisë është me interes jetësor për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Në fjalimin gjatë takimit në Trakoshqan, Kroaci, kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Jolevski theksoi se Maqedonia, si një nga themelueset e kësaj nisme, e vlerëson lartë rolin e A-5 si katalizues i bashkëpunimit mbrojtës në rajon. Maqedonia, theksoi, tregoi se kontribuon për bashkëpunim rajonal mbrojtës, me atë që është nikoqire e Forcave ballkanike mjekësore dedikuese, ndërsa prej vitit 2020 do të jetë nikoqire e Brigadës për Evropën Juglindore – SEEBRIG. Vendet e A-5 mbështeten ndërmjet veti në integrimet euroatlantike. Gjithashtu japin kontribut të rëndësishëm ndaj misionit të NATO-s “Mbështetja vendimtare”. Lidhur me bashkëpunimin, minisitri theksoi se Maqedonia vazhdon t[ jetë e interesuar në projekte rajonale në frymën e “mbrojtjes së mençur”, si zhvillimi i kapaciteteve rajonale, trajnim – qendra, mbajtje e përbashkët e sistemeve komplekse mbrojtëse dhe të ngjashme. Në margjina të takimit, minisitri Jolevski realizoi edhe disa takime bilaterale, mes të cilave me ministrin e Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krstiçeviq, dhe me zëvendësndihmësin e Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Majkëll Karpenter. Në takime u riafirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me këto dy vende mike, e njëherit i është dhënë mbështetje e plotë Republikës së Maqedonisë për anëtarësim të barabartë në Aleancën e NATO-s. Republika e Maqedonisë, vitin e ardhshëm e merr kryesimin me SHBA-Kartën e Adriatikut, me ç’rast në vendin tonë do të organizohen edhe takim ministror, si dhe takimi i shefave të Shtatmadhorisë së armatave të vendeve-anëtare. Njëherit, vitin e ardhshëm në Maqedoni do të realizohet edhe stërvitja e bashkuar “Joinjt Reaction-17”, me çka do të ndikohet në interoperativitetin e armatave të vendeve nga grupi A-5. SHBA-Karta e Adriatikut, në format A-3 u themelua në vitin 2003 nga Maqedonia, Kroacia, Shqipëria dhe SHBA-ja. Në vitin 2009 drejt Kartës u kyçën edhe Mali i Zi dhe BeH, qëndron në kumtesë.