Një person është lënduar rëndë, ndërsa një ka marrë lëndime të lehta trupore në dy nga katër aksidentet e regjistruara dje në Shkup. Në dy aksidente është shkaktuar dëm material. Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 71 automjete, informojnë nga policia e trafikut. Janë sanksionuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe seç lejohet, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dy nuk i kanë respektuar rregullat për parakalim, 16 kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe nëntë shoferë të cilët nuk i janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe detyrimeve të shprehura me shenjat e vendosur të komunikacionit. Janë sanksionuar edhe 35 automjete të parkuara jo në rregull. Në kuadër të aksionit për edukim qarkullimi “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative me nxënësit e klasës së dytë në SHF “Vllado Tasevski” e cila ndodhet në rajonin e komunës Karposh.