Karriera ime vazhdon në Turqi

2

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi ka folur për “RTSH Sport” me anë të një lidhjeje telefonike, ku iu ka dhënë përgjigje shumë pikëpyetjeve rreth tij. 28-vjeçari siguroi se e ardhmja e tij është vetëm në Turqi, si dhe iu përgjigj pyetjeve për një rikthim në Superiore dhe në Kombëtare:

“Në këtë fazë përgatitore, po bëj më të mirën. Tani jemi më mirë si skuadër dhe do të bëjmë maksimumin. Thonë që sulmuesit gjykohen nga golat dhe unë pranoj çdo kritikë. Në Kupë, kam bërë mirë, pasi kam bërë dy gola.

Më kanë penalizuar dëmtimet, por tani do të rikthehem më i fortë. Për momentin, nuk do të largohem nga Turqia, pasi jam ambientuar shumë mirë këtu. Kam pothuajse 4 vite këtu dhe shpresoj të vazhdoj gjatë këtu. Kam dhe dy vite kontratë dhe ndihem shumë mirë. Uroj që të bëj ndeshje të mira në vazhdim dhe të qëndroj këtu.

Rikthimi në Superiore- Shumë herët për ta menduar, pasi kam ende 2 vite kontratë këtu. Kam edhe 2 vite të tjera pas këtij viti dhe jam i fokusuar të bëj mirë këtu. Jam 28-vjeç dhe objektivi im është të bëj maksimumin këtu.

Kombëtarja– Ndodhem të një nga ekipet më të mira në Turqi dhe jam shumë i lumtur për këtë. Jam i sigurt që do të filloj të shënoj dhe shpejt do të jem edhe pjesë e kombëtares. Me Panuçin kam marrëdhënie shumë të mirë. E kam kuptuar edhe kur nuk më ka thërritur. Sa i takon grumbullimit për kualifikueset e Evropianit, e kam në dorë unë. Do të isha i lumtur të isha pjesë e kombëtares në këtë aventurë, por fillimisht do të jap maksimumin me klubin.

Jam mërzitur herë pas herë për mungesën e ftesë, por kombëtarja nuk është pronë e askujt. Duhet merituar ajo fanellë. Më vinte keq kur vuante ekipin dhe doja të isha aty për të ndihmuar, por këtë gjë e kam unë në dorë dhe në të ardhmen, do të bëj më të mirën për tu rikthyer”,- u shpreh Cikalleshi.

Comments are closed.