Karriera e Eden Hazard ka filluar të bëhet edhe më keq, sidomos pas reagimeve nga tifozët e Real Madridit. Ylli belg u transferua në këtë verë te Los Blacos nga Chelsea për 100 milionë euro, derisa konsiderohej si lider i skuadrës spanjolle. Por, një gjë e tillë deri më tani nuk është duke ndodhur dhe 28-vjeçari nuk po e tregon formën e lartë që e kishte te The Blues.
Shumë tifozë të madrilenëve e shikuan belgun si zëvendësues të Cristian Ronaldos që para një viti kaloi te Juventusi, mirëpo kanë mbetur të zhgënjyer.