Shkup, 2 shkurt – Informacione të cilat i kanë transmetuar një pjesë e mediave rreth sjelljes së parkimit zonal në Karposh janë të pa vërteta, informojnë nga Komuna. Ata shtojnë se Karposhi nuk ka nevojë për parkim zonal në gjithë territorin, edhe pse ekzistojnë iniciativa për parkim zonal në disa lokacione që do të shqyrtohen dhe për të cilat qytetarët do të informohen në kohë.