Shkup, 28 mars – Një nxënës në shkollën fillore “Vllado Tasevski” në Karposh është infektuar me zgjebe. Nga Qendra për Shëndet Publik kanë bërë kontrolle nëpër klasë me ç’rast është konstatuar se tek nxënësit e tjerë nuk ka zgjebe.
Komuna Karposh informon se janë ndërmarrë masa për dezinfektim dhe dezinfektim për mbrojtje të plotë të nxënësve që të parandalohet përhapja e infeksionit në hapësirat e shkollës.
“Janë njoftuar edhe mjekët amë nga rajoni i lagjes Kozle, të cilët ndërmorën masa për kontrolle intervenuse tek nxënësit e tjerë. Në këto momente gjendja është stabile dhe nuk ka raste të reja të paraqitjes së zgjebes tek nxënësit e tjerë”, njofton Komuna në kumtesë.