Strumicë, 26 shkurt – Tani për tani përpos anulimit të një grupi të vogël me fëmijë nga Beogradi, për shkak të rekomandimit në shkollën e tyre të mos udhëtohet në ekskursione, anulime të tjera nuk kemi, informoi sonte kryetari i Këshillit organizativ të Karnavalit të Strumicës, Aleksandar Cicimov para fillimit të tij pas paraqitjes së koronavirusit në shtetin tonë.
Sipas tij, Këshilli organizativ i respekton rekomandimet e Qeverisë, të cilat janë kumtuar sot pasdite se të gjitha manifestimet dhe jeta duhet të vazhdojnë.
“Duke i ndjekur rekomandimet vendosëm ta zbatojmë karnavalin, pasi ne nuk jemi në gjendje të vendosim në mënyrë të pavarur dhe të përhapim panik nëse e anulojmë. Pasi, në nivel të shtetit është vendosur manifestimet të vazhdojnë ne po vazhdojmë sipas programit të caktuar”, shtoi Cicimov.
Ndryshe, në natën internacionale të Karnavalit, që do të mbahet të shtunën, duhet të marrin pjesë 45 maska individuale në grup nga vendi, por edhe nga Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Kroacia, Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Italia dhe Gjermania me mbi 1.200 pjesëmarrës.(koha.mk)