Karnavalet e “frikshme” të Venecias dhe qyteti i boshatisur (FOTO)

38

Me mijëra njerëz mbushin Venecian në Itali gjatë karnavaleve tradicionale, por këtë vit qyteti do të jetë i shkretë për shkak të pandemisë, që ka marrë më shumë se 90 mijë jetë njerëzish në Itali. Maskat tradicionale këtë vit kanë mbetur të pashitura. Festivali i këtij viti është parashikuar të mbahet online dhe do të zgjasë deri më 16 shkurt. Gjatë dy javëve të karnavaleve, qyteti mbushej me mijëra turistë nga e gjithë Italia dhe pjesa tjetër e botës. Tradita e Karnavaleve nisi fillimisht në shekullin e 11.