Tokio, 5 mars – Një gjykatë në Tokio miratoi lirimin e ish shefit të grupacionit automobilistik Reno-Nisan-Mitsubishi, Karlos Gon me kaucion prej një miliardë jenë (tetë milionë dollarë).
Gonit i ndalohet ta braktis Japoninë, ndërsa gjykata vendosi se ka mundësi të vogël që Gon të ikë nga vendi.
Karlos Gon u arrestua më 19 nëntor të vitit 2018 gjatë arritjes në Tokio dhe prej atëherë është në burg. Ai është i akuzuar për fshehje e tatimeve.