Loris Karius ka krijuar famë për shkak të gabimeve të tij me fanellën e Liverpoolit, duke kujtuar finalen e Ligës së Kampionëve në këtë vit ndaj Real Madridit.
Liverpooli reagoi gjatë verës duke e transferuar portierin brazilian nga Roma, Alison Becker, dhe pastaj e largoi Kariusin nga skuadra në formë të huazimit drejt klubit turk, Besiktas, shkruan Gazeta Express.
Karius aktualisht është me Besiktasin deri në fund të stinorit, dhe në ndeshjen ndaj Alanaysporit ka bërë një superpritje në minutën e fundit të takimit, duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë, pasi ndeshja përfundoi me barazim pa gola.