Marrëdhënia nuk është e mirë mes portierit Loris Karius dhe klubit ku luan aktualisht Besiktas.
Siç raporton gjermania Bild, 25-vjeçari, i cili është i huazuar nga Liverpool deri në fund të sezonit te Besiktas, ka paditur klubin turk te UEFA më 20 shkurt.
Arsyeja është mosdhënia e pagës gjatë katër muajve të fundit. Klubi që aktualisht ndodhet në vështirësi financiare, tani rrezikon edhe sanksione sportive.
Pas gafës në fitoren 3-2 ndaj Konyaspor në kampionat, trajneri Senol Gunes ka kritikuar portierin: “Ka diçka që nuk shkon me të,” është shprehur 66-vjeçari.
Më pas tekniku turk është shprehur se është gati ta ulë në stol ish-portierin e Mainz.
Tani është zbuluar arsyeja e mungesës së motivimit të lojtarit.