Shkup, 22 janar – Karburantet prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denar për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE).
Me vendimin rriten çmimet e derivateve të naftës së rafinuar dhe çmimeve me pakicë mesatarisht për 2,57 gjegjësisht për 1,71 për qind.
Çmimi i ri me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 arrin 67,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 69,5 EURODISEL (D-E V) për 60,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 49 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 0.539 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrijл 29,906 denarë për kilogramë.
Si arsye për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja e theksojnë çmimin më të lartë mestar të naftës së papërpunuar në tregun botëror për 4,54 në 14-të ditët e fundit dhe kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin për 1,44 për qind .