Çmimet e benzinës dhe naftës deri në mesnatë do të kenë një ulje të dukshme, kështu ka vendosur nga sot Komisioni Rregullatorë i Energjisë. Sipas listës së re të çmimeve, benzina është më e lirë për 4 denarë dhe nafta për 3,5 denarë.
Sipas vendimit, nga mesnata, EUROSUPER BS 95 do të paguhet për 63, EUROSUPER BS 98 për 65, dhe Diesel për 61 denarë për litër.