Shkup, 17 tetor – Faik Veseli ka siguruar medaljen e bronzit në Lojërat Olimpike për të rinj që po mbahen në Buenos Aires, bën të ditur gazeta KOHA. Karateisti shqiptar në kategorinë deri më 61 kg në gjysmëfinale do të përballet me Jamaoka Masaki nga Japonia dhe në rast se shënon fitore, kualifikohet në finale. Ata që pësojnë disfatë në gjysmëfinale me automatizëm fitojnë medalje të bronzit, kështu që për Veselin, por edhe për Maqedoninë ky është suksesi më i madh i këtij sporti në Lojërat Olimpike.