Shkup, 22 shkurt – Përfaqësuesja e Maqedonisë në Karate për moshat deri më 21 vjeç dhe karateisti Petar Zaborski, i cili fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për kadetë dhe juniorë që u mbajt në Sofje, u pritën dje nga drejtoi i Agjencisë për Rini dhe Sport, Marjan Spaseski. Petar Zaborski në kategorinë deri më 75 kg, arkëtoi medaljen e bronzit, ndërsa Agjencia për Rini dhe Sport, sot konfirmoi se karateisti i ri, sipas rregullores, do të shpërblehet me bursë 2 vjeçare, në vlerë, pak më e lartë se rroga mesatare në Maqedoni. Karateisti Zaborski dhe trajneri i Maqedonisë U21, Arlind Huseini, u shprehën të kënaqur nga paraqitja, ndërsa paralajmëruar suksese të reja në Botërorin në Tenerife të Spanjës. “Jam shumë i kënaqur nga rezultati duke marr parasysh kundërshtarët e rëndë të cilët janë bartësit e parë dhe të dytë në listën botërore. E fitova medaljen e bronztë falë përgatitjes sime fizike dhe psikike. Falënderoj të gjithë për përkrahjen e parezervë që na e dhanë, ndërsa kjo na jep motiv shtesë për punë”, deklaroi Zaborski.
Ndryshe, seleksionuesit e përfaqësueses së Maqedonisë, në mesin e të cilëve është edhe Arlind Huseini, u shprehën të kënaqur nga rezultati i arritur dhe premtuan se në të ardhmen më shumë punë dhe përgatitje kualitative në shtigje më të larta dhe me përkrahjen e ARS, fitimin e më shumë medaljeve në evenimentet e mëdha. “Mund të them lirisht se jam i kënaqur me rezultatin e arritur për shkak se ky rezultat është i lartë duke pasur parasysh se është kategori serioze dhe kategori seniorësh me rregulla seniorësh. Vitin e kaluar në Qipro arritëm të njëjtën medalje të bronzit nga Aziz Ismaili edhe pse mundeshim të marrim dy ose tre çmime të tjera”, deklaroi Huseini. (koha.mk)