Shkup, 15 shkurt – Arian Mamuti (deri 63 kg, kadet) nga KK “Fati”, Azra Curi (deri 53 kg, junior) KK “KE Iks”. Faik Veseli (deri 61 kg, junior) KK “Olimpik” dhe Krenar Xhaferi (mbi 76 kg, junior) KK “Shkëndija”, janë përfshi në listën e 25 karateistëve nga Maqedonia të cilët do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në Sofje të Bullgarisë nga data 16 e deri më 19 shkurt edhe atë për kadet, junior dhe junior deri më 21 vjeç. Në konferencën për shtyp, e cila u mbajt dje në Agjencinë për Rini dhe Sport, nga kontingjenti i përfaqësueses së Maqedonisë thanë se pjesëmarrësit në këtë eveniment kanë pasur shumë lufta kontrolluese dhe përgatitje në klubet e tyre me të vetmin qëllim, që nga Sofja të kthehen me ndonjë medalje. “Pritjet janë të mëdha pasi që përgatitja e reprezentuesve është në nivel të lartë. Kriteriumi është shumë I pastër. Duhet të luftosh që të jesh më I miri në kategorinë tënde , ku janë 10 garues , që tregon se ata që na përfaqësojnë duhet të jenë dhe janë mjaft kualitativ”, deklaroi Arlind Huseini, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë deri më 21 vjeç. Huseini dhe Aleksandar Kuzmanovski, seleksionuesi i kadetëve dhe juniorëve të Maqedonisë, janë të vetëdijshëm se konkurrenca për të fituar medalje do të jetë e fortë, pasi në këtë eveniment do të marrin pjesë karateist nga 50 shtete. Ata shpresojnë se disa nga karateistët, në mesin e të cilëve edhe Faik Veseli nga radhët e KK “Olimpik”, i cili ka pasur plasman të mirë vitin e kaluar Kampionatin Botëror, dhe disa karateist tjerë, në Sofje të fitojë ndonjë medalje. Gjithashtu seleksionuesit e tre kategorive thonë se janë analizuar mirë kundërshtarët me pjesëmarrjet e tyre në Kampionatin Ballkanik në Kroaci, edhe pse janë të vetëdijshëm se prej atëherë ka shumë ndryshime, respektivisht pjesëmarrje kanë paraqitur 50 shtete me 1200 garues. (B.K.)