Kampi më i madh, Moria në Lesbos, është shtëpi e përkohshme e rreth 20.000 njerëzve, por është ndërtuar për pak më shumë se 6,000. Në Moria, ka një rubinet uji për 1.300 persona, një tualet për 167 persona dhe një dush për 242 persona
Ndërsa zona e Shengenit mbylli kufijtë e saj të jashtëm javën e kaluar, në një veprim të destinuar për të zëvendësuar mbylljen e kufijve kombëtar të shteteve anëtare kundër infeksionit të importuar Covid-19, disa pengesa të brendshme sërish u ngritën në Evropë. Një ditë pas njoftimit të Komisionit Evropian, qeveria Greke miratoi një sërë masash që do të zbatohen për kampet e refugjatëve në ishujt Grekë.
Që nga e mërkura, kampet janë mbyllur nga 7 pasdite në 7 të mëngjesit. Gjatë ditës, vetëm një person lejohet nga familja, dhe policia kontrollon lëvizjet e tyre. Disa kampe, në ishujt e Leros dhe Kos, janë mbyllur tërësisht. Masat vlejnë vetëm për kampet, jo për popullsinë rezidente të ishujve. “Vendosja e këtij kufizimi të lëvizjes për njerëzit e kampeve dhe jo për tjetër kënd në ishuj është e papranueshme dhe diskriminuese”, tha Apostolos Veizis, drejtor i njësisë së ndihmës operacionale mjekësore për Médecins sans Frontières (MSF) në Greqi. “Ju po bllokoni fëmijë, gra dhe burra në kampe tepër të mbipopulluara ku kushtet e higjienës janë të tmerrshme”.
Kampi më i madh, Moria në Lesbos, është shtëpi e përkohshme e rreth 20.000 njerëzve, por është ndërtuar për pak më shumë se 6,000. Në Moria, ka një rubinet uji për 1.300 persona, një tualet për 167 persona dhe një dush për 242 persona. Tashmë ka nivele të larta të problemeve shëndetësore në mesin e refugjatëve, për shkak të kushteve johigjienike, dhe nivele të larta stresi gjithashtu. Veizis e quan situatën “një emergjencë humanitare”. “Do të ishte katastrofale nëse do të kishim një shpërthim virusi në këto kampe”, tha ai.