Pas 10 ditësh agonizuese, Rajesh Chouhan kishte përshkruar në këmbë plot 2.000 kilometra për t’i kthyer në shtëpi. Karantina e vendosur me qëllim frenimin e koronavirusit nuk i la zgjidhje tjetër. Transportit publik nuk funksiononte dhe punëtori 26 vjeçar, ishte shumë larg fshatit të tij kur u vendosen masat e izolimit. Ai u nis në këmbë nga Bangalora në jug drejt shtetit verior të Uttar Pradeshit. Në fillim shpresoi se do të gjente ndonjë mjet rrugës, por policia i kontrollonte rreptësishtë ato pak kamionë të lejuar të lëviznin, dhe shoferët kërkonin për transportin ilegal shuma që ishin tejet të mëdha për buxhetin e tij modest.
“Këtë udhëtim nuk kam për ta harruar kurrë gjate gjithë jetës time”, thotë i riu, i cili flinte në rrugë e këmbët iu frynë dhe iu mbushën me flluska. “Ai do të bartë gjithmonë për mua kujtime trishtime dhe ankthi”, shton punëtori. Për 10 ditë, Rajesh iu përvodh postblloqeve policore e mbijetoi me çaj dhe biskota. 26 vjeçari kishte zgjedhur të punonte në Bangalorën e kthyer në një qendër të teknologjisë, për shkak se në fshatin e vet kufitar me Nepalin fitonte vetëm 3 dollarë e gjysëm në ditë, dhe në qytetin e pasur jugor, merrte më shumë se dyfishin e kësaj shume. India me 1.3 miliardë banorë konsiderohet si një vend që falë masave të rrepta, arriti ta frenonte mirë epideminë, me vetëm 5.000 vdekje e 180 mijë infektime.