Lisbonë, 1 prill – Kufizimet për shkak të virusit korona mund të zgjasin “një, dy, tre muaj”, deklaroi kryeministri portugez, Antonio Koshta.
Gjithsej 3.600 kompani kanë kërkuar mbështetje nga Qeveria portugeze që të paguajnë një pjesë të pagave të 76.000 të punësuarve puna e të cilëve është ndërprerë si rezultat i krizës me virusin korona, shtoi ai.
Presidenti i Portugalisë, Marselo Rebelu de Souza pritet që sot pasdite të sjellë vendim se a do të vazhdohet me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur më 18 mars, me të cilën vendoset kufizim i lëvizjes së njerëzve dhe shkaktoi mbylljen e mijëra bizneseve.
Numri i rasteve të konfirmuara nga virusi korona në vendin tonë është 8251, ndërsa 187 persona kanë ndërruar jetë.
“Nuk e dimë nëse kjo do të zgjasë një, dy ose tre muaj dhe kjo dukshëm është shqetësuese për të gjithë”, tha Koshta për mediet lokale. Ai i përkujtoi qytetarët se edhe krahas afrimit të Pashkëve, ata nuk do të mund të shkojnë te anëtarët tjerë të familjes që të festojnë bashkë.(koha.mk)