Karantina në Qendrën e Studentëve mbyllet me 30 maj

21

Qeveria në detyrë ka aprovuar kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e hapësirave Qendrën e Studentëve që kanë shërbyer si karantinë, për personat që kanë hyrë në Kosovë.

“Ministria e Shëndetësisë obligohet të sigurojë që personat që gjenden në karantinë në Qendrën e Studentëve dhe në Vranidoll, t’i testojë për Covid-19 dhe të njëjtit të lirohen në vetizolim për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria bënë të ditur se pas mbylljes së karantinës, të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës, obligohen të vetizolohen për 14 ditët e ardhshme, nën mbikëqyrjen e ekipeve mjekësore dhe njësive tjera përkatëse.

Në arsyetim të vendimit të Qeverisë thuhet se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 1,047 raste me koronavirus,

Comments are closed.