Sipas psikologut mjekësor, Admir Kosovrasti, qëndrimi në shtëpi gjatë karantinës diktoi zakone të reja në të ushqyerit. Sipas tij, zemërimi është një nga gjendjet emocionale që shoqërohet më shumë nga mbipesha. Arsyeja për këtë është kërkimi i vazhdueshëm për rehati në ushqim, sepse disa e kanë prishur gjendjen shpirtërore
Vjollca SADIKU
Dibër, 29 maj – Dibranët tanimë afër tre muaj kanë qenë në karantinë, por edhe lëvizjen që e kanë patur jashtë shtëpive e kanë patur të kufizuar meqë vepronte ora policore. Në një situate të këtillë, një pjesë e dibranëve tashmë kanë problem me mbi peshën që kanë “fituar” në tre muajt e kaluar. Të qëndruarit mbyllur në shtëpi ndikoi negativisht në zakonet e ushqyerjes jo vetëm në cilësi, por edhe në sasi. Tanimë vaktet janë shtuar dhe nuk konsumohen të gjitha në tavolinën e ngrënies. Ushqimi në divan, në dhomën e gjumit ose para kompjuterit është bërë pjesë e rutinës ditore dhe në këtë mënyrë – konsumohet më shumë nga sa është nevoja pa e kuptuar se sa ushqeheni. Ky model sjelljeje ka çuar në shtim të peshës, madje edhe në sëmundje kronike.
Sipas psikologut mjekësor, Admir Kosovrasti, qëndrimi në shtëpi gjatë karantinës diktoi zakone të reja në të ushqyerit. Sipas tij, zemërimi është një nga gjendjet emocionale që shoqërohet më shumë nga mbipesha. Arsyeja për këtë është kërkimi i vazhdueshëm për rehati në ushqim, sepse disa e kanë prishur gjendjen shpirtërore. “Fakt është se gjithmonë ka ndryshime psikologjike pas mbipeshës, e cila përdoret si një nga mënyrat për të luftuar dhimbjen emocionale. Emocionet negative të tilla si zemërimi, trishtimi ose ankthi drejtpërdrejt ndikojnë në mënyrën sesi hamë dhe në shumë raste, shkaktojnë trashje”, thotë Kosovrasti. Punëtorët shëndetësor në Dibër thonë se mënyra e të ushqyerit në situatë të pandemisë, kur kemi edhe situatë të krizës dhe situatë të jashtëzakonshme, mundësohet një model i ri dhe një regjim që ka të bëjë me të ushqyerit. Kur njeriu është i mbyllur në shtëpi, thonë ato, rritet edhe oreksi dhe normalisht edhe shtimi në peshë, dhe për fat të keq – kjo situate mund të shkaktojë edhe sëmundje kronike. “Jeta e karantinës ka qenë sfiduese dhe për këtë shkak luftojmë me emocionet tona”, thonë punonjësit shëndetësor. Në bisedën që patëm me bashkëqytetarët dibran, mësuan se mbipesha sidomos është prezente tek femrat, por jo vetëm tek ata.
Në Dibër tanimë tre muaj nuk funksionojnë fitnes klubet, të cilët ishin të frekuentuara jo vetëm nga të rinjtë, por edhe nga shumë femra në moshë. Pronarët e këtyre palestrave thonë se në Dibër ka një strukturë femrash, e cila tre vitet e fundit është prezente në kontinuitet në klubet e fitnesot me qëllim që të mbajnë nën kontollë peshën trupore. Pronarët thonë se muajin e fundit kanë marrë shumë telefonata nga këto femra, por edhe nga shumë të rinj dhe ata do të frekuentojnë tani me hapjen e palestrave. Vet fakti që nga viti në vit rritet numri i frekuentuesve, flet se dibranët i kushtojnë një vëmendje të theksuar peshës trupore. Por, tani pandemia bëri të vetën. Prandaj, fillimi me punë i palestrave është shumë i mirëpritur.
Duke marrë se akoma gjendemi në prag të heqjes të situatës së jashtëzakonshme në vendin tonë, personat, të cilët “fituan” mbipeshën, me padurim presin përveç hapjen e fitnes-klubeve, edhe shëtitjet e tyre tradicionale në rrugën e bregut të Liqenit të Dibrës. Pikërisht kjo pjesë e qytetit është më e frekuentuara duke filluar nga stina e pranverës, verës, por edhe gjatë vjeshtës. Këtu dibranët gjejnë qetësin e tyre, por edhe mundësinë për të mbajtur peshën trupore duke u rekreuar buzë liqenit ku kohëve të fundit ka edhe objektet të shumta shërbyese. (koha.mk)