Nevoja për të befasuar kundërshtarin tash e disa kohë mungon te Interi. Ndoshta kjo është përbërësi i vetëm që po i mungon klubit zikaltër, por më në fund duket se zgjidhja ka ardhur. Kësaj nevoje urgjente i është përgjigjur Jann Karamoh ndaj Xhenoas. 19-vjeçari mori Interin në shpatullat e tij në 15 minutat që ishte në fushë. Ai dribloi, harkoi dhe luftoi për çdo top. Ndryshe, anësori i Interit, Karamoh, ka folur pas fitores ndaj Xhenoas.
“Ishte një lojë e rëndësishme për ta fituar”, ka thënë Karamoh për “Inter Channel”. “Një gol i rëndësishëm nga Ambrosio për klubin dhe skuadrën. Spaleti më foli pak frëngjisht dhe më tregoi çfarë të bëjë. Të merrja topin, të futsha në zonë dhe të ndihmoja skuadrën në sulm. San Siro? I emocionuar dhe i lumtur që debutova”, ka thënë Karamoh. Tani të gjithë e kuptojmë pse Valter Sabatini e dëshironte me çdo kusht atë gjatë verës nga Kean. Ai erdhi në Milano si huazim, por me të drejt blerje. Me pak fjalë, Karamoh në ADN-në e tij e ka elementin surprizë dhe duke parë këtë Luçiano Spaletti tani ka një alternativë për ta mbajtur në mend. Ndeshja e ardhshme e Interit është ndaj Beneventos. Kurse pas dy xhirosh takohet me Milanin në derbin lokal i cili këtë vit pritet të jetë edhe më emocionues.