Shkup, 24 tetor – Ndihma e shpejtë krahas thirrjeve të rëndomta së fundmi po merr thirrje edhe nga personat e prekur apo të dyshuar se janë prekur nga virusi korona.
Ata duhet të paraqiten tek mjekët amë, por kjo për fat të keq jo gjithmonë funksionon thonë nga ndihma e shpejtë.
“Në pjesën më të madhe të rasteve mjekët amë janë të pa kapshëm, sidomos në orët e natës, prandaj ekipet tona mvarësisht nga situate që e shohin tek pacienti kontaktojmë me Klinikën Infektive apo Spitalin ‘8 Shtatori’ nëse janë të dyshuar dhe ua tregojmë parametrat që janë në teren, nëse ka ngulfatje, gjendjen me mushkëritë dhe simptoma të tjera dhe dakordohemi për ti dërguar në institucion kompetent” tha mjeku, Gjorgji Karamanovski.
Në shërbimin për ndihën e shpejtë përveç rasteve me COVID 19, nuk mungojnë as thirrjet e zakont për të sëmurët kronik, shtypje të gjakut, sulme në kokë dhe zemër, problem me frymëmarrjen, ndeshje etj.